MENU
klinika

"Reduktim të TVSH-së për imputet bujqësore"

Ibrahimaj prezanton paketën fiskale

02.11.2021 - 16:39

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Komisionin e Ekonomisë, paketën fiskale 2022. Ibrahimaj theksoi ndër të tjera se kjo paketë parashikon reduktim të TVSH-së për imputet bujqësore. Gjithashtu, ministrja njoftoi 1 miliard lekë garanci sovrane për fermerët.

Ibrahimaj bëri me dije se paketa parashikon taksë 100 lekë për kg për importin e qumështit pluhur, me synim mbështetjen e fermerëve vendas.

“Parashikohet heqja e akcizës për lëndët djegëse për industrinë. Nga kjo skemë ka përfituar vetëm industria. Janë 11 subjekte përfituese nga kjo skemë. Efekti i parashikuar në buxhetin e shtetit është 800 milion lekë.

Ndryshime për ligjin për taksat kombëtare. Taksa 1 qind lekë për kg për importin e qumështit pluhur. Synon mbështetje e fermerëve vendas. Me vendosjen e takës parashikohen një efekt pozitiv për të ardhurat e shtetit me 100 milion lekë në vit. Kjo paketë është në proces të konsultimit. Uroj që paketa të miratohet,” tha Ibrahimaj ndër të tjera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Fiskalizimi do të rrisë të ardhurat"

Prezantohet projekt buxheti për vitin 2022

“Borxhi u rrit nga pandemia”

Ibrahimaj shpjegon ku do të përdoret Eurobondi