MENU
klinika

Gjashtë humbje jete në 24 orë

MSH publikon shifrat, sa raste të reja u shënuan

02.11.2021 - 19:02

Në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë humbur jetën 6 qytetarë si pasojë e koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 3273 testime të kryera, janë regjistruar 725 raste të reja.

Në të gjithë territorin aktualisht janë 7834 pacientë aktivë me COVID-19.

157 pacientë janë të shtruar në spitalet COVID ku 14 prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Janë shëruar 602 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 174,849 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3273 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 725 qytetarë, në këto bashki:

289 në Tiranë, 43 në Fier, 36 në Elbasan, 32 në Vlorë, 29 në Lushnje, 28 në Shkodër, 27 në Berat, nga 22 qytetarë në Durrës, Kamëz, 20 në Gjirokasër, nga 17 qytetarë në Korçë, Sarandë, 11 në Patos, nga 9 qytetarë në Kukës, Krujë, Pogradec, nga 8 qytetarë në Dimal, Lezhë, 7 në Mallakastër, nga 6 qytetarë në Kuçovë, Vorë, nga 5 qytetarë në Tepelenë, Kavajë, nga 4 qytetarë në Divjakë, Konispol, Kolonjë, Gramsh, nga 3 qytetarë në Librazhd, Dropull, Himarë, Roskovec, Kurbin, Tropojë, Vau i Dejës, nga 2 qytetarë në Mirditë, Selenicë, Libohovë, Përmet, Skrapar, nga 1 qytetar në Peqin, Poliçan, Devoll, Maliq, Memaliaj, Këlcyrë, Delvinë, Mat, Bulqizë, Rrogozhinë, Has, Fushë Arrëz, Malësi e Madhe.

Janë 7,834 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 6 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: dy qytetarë nga Berati të moshave 57-64 vjeç, një qytetare nga Tirana 58 vjeçe, një qytetare nga Fieri 73 vjeçe, një qytetar nga Shkodra 81 vjeç, një qytetare nga Tepelena 91 vjeçe.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 602 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 174,849 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (2 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 725
Të shëruar në 24 orë 602
Të shtruar në spitale 157
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 3273
Testime totale 1,311,540
Raste pozitive 186,222
Raste të shëruara 175,451
Raste Aktive 7,834
Humbje jete 2,937

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4037
Fier 862
Durrës 543
Shkodër 506
Vlorë 419
Elbasan 345
Gjirokastër 303
Berat 257
Korçë 194
Lezhë 178
Kukës 120
Dibër 70

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përditësimi i situatë kovid në vend

Bien infektimet ditore në vend: 197 raste të reja me Covid