Komisioni hetimor për zgjedhjet e 25 prillit do të zhvillojë seancën e rradhës ditën e nesërme në orën 17:00 në kryesinë e Kuvendit.
Komisioni do të mblidhet për të shqyrtuar kontrollin dhe veprimtarinë e administratës publike dhe pushtetit vendor për të verifikuar nëse janë përdorur burimet e saj për qëllime elektorale.
Njoftimi i Kuvendit:
Ju njoftojmë se nesër, ora 17:00, do të zhvillohet mbledhja e radhës së komisionit hetimor parlamentar “Për kontrollin e veprimtarisë së organeve të administratës publike dhe pushtetit vendor, për të verifikuar përdorimin e burimeve të administrates shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 25 prillit 2021”.
Mbledhja do të zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit, kati i IV-të, salla “Pjetër Arbnori” (salla e Byrosë) dhe do të jetë e hapur për median.
Operatorët mund të marrin plane me kamerat e tyre për një periudhë kohore deri në 5 minuta nga hapja e mbledhjes, ndërsa gazetarët mund të qëndrojnë fizikisht gjatë gjithë kohëzgjatjes së mbledhjes së komisionit hetimor.
Ju lutemi, mbani parasysh që, në respekt të akteve normative të mbrojtjes nga pandemia Covid-19, gazetarët dhe kameramanët, të cilët do të ndjekin komisionin hetimor, duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose testin negativ PCR. Mbledhja e komisionit hetimor do të transmetohet live në faqen ëeb dhe FB të Kuvendit.
Kujtojmë se mbledhja e parë e këtij komisioni hetimor u shoqërua me debate. Mazhoranca u largua nga komisioni çka sipas opozitës kjo ishte një strategji për të penguar hetimin e 25 prillit.