Ish-kryeministri Sali Berisha tha nga Kamza se “Ballkani i Hapur” i krijuar nga Aleksandar Vuçiç, Edi Rama dhe Zoran Zaev, vdiq në Maqedoninë e Veriut me humbjen e Zaev në zgjedhjet vendore të cilat çuan në dorëheqjen e tij si kryeministër.
Berisha e quajti Zaevin aventurier që nxiti përplasjes Bullgarinë dhe Serbisë, duke harruar se Maqedonia e Veriut u formua për të ndalur ekspansionin e këtyre dy shteteve.
Berisha eshte shprehur i ekzaltuar nga fitorja e partise se ish kryeministrit Gruevski, i cili i denuar me burg ne mungese eshte ne azil politik ne Hungarine e Viktor Orban.
“Një përshëndetje të përzemërt dua t’u p[ërcjell zgjedhësve të Maqedonisë së Veriut që ia prenë biletën një aventurieri i cili me aventurën e tij e shndërroi Maqedoninë e Veriut në mollë sherri midis Bullgarisë dhe Serbisë. Ky politikan i verbër harroi se Maqedonia e Veriut u krijua për të mos lejuar formimin e Serbisë së Madhe, as të Bullgarisë së Madhe, ndërsa ky vrapoi pas Beogradit sikur të ishte i biri i Pashiçit.
Zhvillim i madh pozitiv në Maqedoninë e Veriut ishte se aty ku u pagëzua me emrin e George Soros “Ballkani i Hapur”, aty edhe vdiq dy ditë më parë nga vota e qytetarëve të Maqedonisë”, u shpreh Berisha, duke shtuar se me “Ballkanin e Hapur”, Rama tentoi ta shndërrojë Shqipërinë në vasale të Serbisë.
“Nuk ka nevojë për hegjemonizma, por për bashkëpunim midis vendeve të barabarta”, deklaroi Berisha.