Tre persona janë marrë nën nga prokuroria e Krujës në lidhje me helmimin e rreth 600 qytetarëve të shkaktuar nga ndotja e ujit ditë më parë.
Sipas News 24 personat e vendosur nën hetim janë Ledio Çela, administrator i Ujësjellës Kanalizime në Krujë, Andi Kupa, Drejtues Teknik dhe Ervin Karafili, Shef i Shërbimit të Epidemologjisë dhe Higjenës në Krujë.
Çela rezulton i pezulluar nga detyra pas incidentit të ndodhur, ashtu sikurse dhe dy zyrtarët e tjerë.
Të tre këta persona dyshohen se janë përgjegjës për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i Detyrës” që me veprimet e tyre kanë lejuar ndotjen e ujit të pijshëm dhe dëmtimin e shëndetit të qytetarëve të Krujës.