MENU
klinika

Bashkohet edhe Mali i Zi

Sot takimi i radhës i “Open Balkan” në Beograd

04.11.2021 - 09:08

Në Beograd, këtë të enjte do të zhvillohet takimi i radhës mes tre vendeve pjesmarrëse, që kanë firmosur për iniciativën e “Open Balkan”, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Këtij takimi i është bashkuar edhe kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç.

Ndërkohë Maqedonia e veriut për shkak të dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev, Maqedoni e veriut do të përfaqësohet nga zëvendëskryeministri Nikolla Dimitrov.

Mbrëmjen e djeshme kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministri Dimitrov mbërritën në Beograd, ku u pritën për darkë nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Kësaj darke iu bashkua edhe kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, që po përfundon vizitën zyrtare në Serbi, ndonëse kjo nuk konfirmon se vendi po i bashkohet nismës “Open Balkan”, mund të shihet si një hap drejt përfshirjes.

Nisma për bashkëpunim rajonal u përkrahën edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, BE dhe Gjermania e cila doli në një deklaratë ku kërkoi me urgjencë që të nënshkruhet marrëveshja për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan në 6 tetor.

Megjithatë kësaj nisme s’po i bashkohet Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.

Axhenda:

08.55 Mbërritja dhe foto e përbashkët e zyrtarëve

09.00-10.00 Takimi i zyrtarëve me biznesmenë

10.00-10.30 Takimi i zyrtarëve me përfaqësues të Këshillit Atlantik

10.30-11.30 Takimi i Presidentit Aleksandar Vuçiç me Kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministrin Nikolla Dimitrov.

11.30-12.30 Konferencë e përbashkët për shtyp e tre zyrtarëve.