Në Beograd do të zhvillohet sot samiti për “Ballkanin e Hapur”. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka pritur në Pallatin “Serbia” kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, i ngarkuar për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov.
Vuçiç, Rama dhe Dimitrov fillimisht do të bisedojnë me përfaqësues të kompanive nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Më pas vijon takimi i tre zyrtarëve me përfaqësues të Këshillit Atlantik.
Më pas do të mbahet takimi i tre zyrtarëve, pas së cilës Vuçiç, Rama dhe Dimitrov do të drejtohen para mediave.
Iniciativa e Ballkanit të Hapur është krijuar nga tre vende të rajonit, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia dhe synon të rrisë tregtinë dhe bashkëpunimin, si dhe të përmirësojë marrëdhëniet dypalëshe. Në këtë nismë nuk është bashkuar Kosova.