MENU
klinika

E ëma: Do ta lëmë çështjen në heshtje

16-vjeçarja në Gjirokastër dhunohet nga daja i babait

04.11.2021 - 11:28

Një 53-vjeçar në Gjirokastër është vënë në pranga ditën e sotme pasi ka abuzuar seksualisht me një të mitur në disa raste të ndryshme.

Mësohet se Kabul Hunda ka abuzuar me 16-vjeçaren në periudha të ndryshme kohore. Por ngjarja bëhet akoma më e rëndë pasi rezulton se Hunda është i afërm i familjes pasi babi i vajzës është nipi i të dyshuarit.

Vajza aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe nuk dihet gjendja e saj shëndetësore edhe pse e ëma thotë se ajo është shumë mirë.

Në pamjet e siguruara nga ABC duket se nëna e të miturës kërkon që për ngjarjen të bëhet sa më pak zhurmë. E pyetur nga gazetarja se çfarë do të bëjnë për rastin, ajo thotë se do ta lënë në heshtje.

“Asgjë do ta lëmë në heshtje. Ka shkuar kunati në polici. Vajza është mirë, atë hall e dimë ne,” shprehet gruaja. /abcnews

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë