04.11.2021 - 17:40
Kombëtarja e Anglisë ka publikuar listën zyrtare për dy ndeshjet e saj ndaj Shqipërisë më 12 nëntor dhe ndaj San Marinos më 15 nëntor, të vlefshme për fushatën kualifikuese të Botërorit “Katar 2022”.
Ka pasur disa ndryshime në listën e trajnerit, Gareth Southgate, ku bie në sy sulmuesi i Romës, Tammy Abraham dhe me rikthimin e Maguire. Ndërsa mbrojtësi i Milanit, Tomori, nuk është grumbulluar.
Anglia pret Shqipërinë në Wembley më 12 nëntor, ndërsa ndeshjen e fundit do ta luajë në San Marino më 15 nëntor. Matematikisht Anglisë i duhen 3 pikë për të siguruar vendin e parë në grup.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Situata e kuqezinjve