08.11.2018 - 19:42
Një oligark rus ka fituar betejën me bashkëshorten e tij për një superjaht me vlerë 350 milionë paundësh, si pjesë e prishjes së martesës së tyre.
Gjykata tha se tashmë Farkhad Akmedov ka të drejtë të marrë tashmë jahtin e tij dhe të lundrojë i lirë me të nga porti në Dubai, atje ku jahti ishte ankoruar.
Jahti “Luna” prej muajsh ka qenë i bllokuar pas vendimit të një gjykate britanike.
Pas ndarjes së çiftit, gjykata dha urdhër për ngrirjen e pasurisë së oligarkut rus, pasi Akhmedov nuk pranoi të ndante me gruan gjysmën e pasurisë së tij me vlerë 1 miliardë paund.