05.11.2021 - 11:07
Prej vitesh organizmat ndërkombëtare kanë kritikuar ashpër Shqipërinë për situatën në burg e Zaharisë, një institucion ku mblidheshin të dënuarit me probleme të shëndetit mendor.
Ditën e sotme ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, bëri me dije se të gjithë të dënuarit që janë aktualisht në Zahari do të transferohen në burgun e Shënkollit, në të cilin do të jenë gati blloqet 4 dhe 5 që janë përshtatur si spital.
Burgu i Zaharisë në Krujë, që ndodhet vetëm 15 kilometra larg Tiranës, pa frikë mund të konsiderohet si burgu-ferr.