MENU
klinika

“Padia në Francë është gënjeshtër”

Ngjela: Brenda 15 ditësh do dalin provat e Amerikës kundër Berishës!

05.11.2021 - 16:18

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar sot Foltoren e Sali Berishës.

“Po shkoj çështja në Gjykatë do të fitojë Basha apo berisha”, ishte kjo pyetja të cilës Ngjela iu përgjigj menjëherë.

“Basha është në kalë këto janë ferrave. Si do shkojë Basha në Gjykatë, ç’punë ka me këtë”, tha avokati.

Ngjela tha se deklarata e Berishës se e ka çuar padinë në Gjykatën e Francës është gënjeshtër.

Më tej avokati tha se brenda 15 ditësh do dalin provat e Amerikës kundër Sali Berishës.