MENU
klinika

Reformë për 420 punonjës

30 të shkarkuar nga detyra në Drejtorinë e Ujësjellësit në Vlorë

05.11.2021 - 16:29

Furtunë shkarkimesh në ujësjellesin e Vlorës. Siç raportohet drejtoresha Elona Hodaj ka shkarkuar 30 persona.

Burime bëjne me dije se janë shkarkuar punonjës që nuk shkonin rregullisht në punë. Po ashtu lajnë larguar punonjës që nuk u përputheshin diplomat me vendin e punës.

Ndërkohë, priten edhe të tjera shkarkime. “Fshesa” do të kapë edhe punonjës të cilët nuk kanë kualifikim përkatës, shkruan abcnews.al.

Largimet kanë ardhur pas takimit që kryeministri Edi Rama zhvilloi me kryetarët e bashkive pak ditë më parë, ku ndër të tjera deklaroi se ujësjellësat janë mbingarkuar nga punonjësit.