MENU
klinika

"Motor ekonomie për Shqipërinë 2030"

Rama publikon pamjet nga shtëpia e Pavarësisë në Vlorë

05.11.2021 - 18:26

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga parku i shtëpisë së Pavarësisë në Vlorë. Ai thotë se kjo zonë po merr formë si një tjetër hapësirë fantastike e Vlorës për t’u ofruar familjeve një mundësi të re në qytet.

Rama e cilëson këtë investim një prej motorëve të fuqishëm të ekonomisë së Shqipërisë 2030

“Parku i Shtëpisë së Pavarësisë po merr formë si një tjetër hapësirë fantastike e Vlorës së Rilindur, e cila do t’u ofrojë fëmijëve, gjyshërve, familjeve dhe vizitorëve e turistëve, një mundësi të re në qytetin që do të jetë një prej motorëve të fuqishëm të ekonomisë së Shqipërisë 2030”, shkruan Rama.