MENU
klinika

"Big Brother VIP"

“Më ke lënduar”, letra e (ish) të dashurës përlot Granitin

06.11.2021 - 08:00

Disa ditë më parë Graniti tha se ka një lidhje të lënë pezull jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”. Teksa bisedoi me Fifin ai tha se kishte bashkëjetuar me një vajzë, por aktualisht kishin një marrëdhënie të komplikuar. Ai është shprehur se do të dëshironte shumë që personin në fjalë ta takonte sa më shpejt.

puntatën e sotme, ajo i ka dërguar një letër, e cila u shfaq në monitor, që preku Granitin. Ajo I ka treguar se është lënduar shumë nga sjellja e tij, dhe i ka dhënë shpresë një vajze tjetër, si Fifi.

Mes të tjerash, ajo i ka bërë thirrje jo të vazhdojë lojën, por të fillojë lojën, duke i sugjeruar të jetë Graniti që ajo njeh, dhe fjalët përlotën modelin, që tha se ndihej shumë keq dhe e kishte marrë malli shumë ta takonte.