06.11.2021 - 10:21
Një person i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në aksin Lushnjë-Rrogozhinë. Viktima, rreth 60 vjeç është gjetur në afërsi të fshatit Golem.
Policia e lajmëruar nga kalimtarët ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e ngjarjes. Ende nuk dihet nëse është përplasur nga ndonjë automjet apo është hedhur aty.