Chelsea është ndalur pikërisht atëherë kur nuk pritej, duke mos shkuar më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi me Burnley. Dy pikë të lëna në një ndeshje shtëpie mund të kushtojnë shumë për Blutë e Londrës në vijim.
Havertz duket sikur u dha qetësi shokëve të skuadrës dhe trajnerit të tij me golin e realizuar në minutën e 33-të. Chelsea e mbylli në avantazh pjesën e parë dhe u duk sikur e zgjidhi ndeshjen.
Po kur pritej që vendasit të shënonin e dytë dhe të sigurisë, ndodhi krejt e kundërta. Ishin miqtë ata që në 80-të barazojnë me Vydra. Në 10 minutat e fundit Chelsea u përpoq për golin e fitores, por nu kia doli dot. Në dy ndeshjet e tjera të orës 16:00, u dhanë këto rezultate: Brentford-Norwich 1-2 dhe Crystal Palace-Wolves 2-0.