Ish-i dërguari Special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar për mos ftesën e Kosovës në Samitin e Demokracisë në Uashington të organizuar nga presidenti Biden.
Grenell përmes një postimi në rrjetin social Twitter shkruan se Biden po e përbuzë Kosovën dhe Serbinë duke luajtur loja politike në Ballkan për dallim nga ish-presidenti Trump që sipas tij ka shtyrë përpara krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik.
“Bideni i shpërfill Kosovën e Serbinë. Ai është kthyer prapa për të luajtur me politikë në rajon. Trumpi kujdeset thellësisht për popullin e Ballkanit. Ai i refuzoi lojërat e politikanëve të 20 viteve të fundit dhe në vend të kësaj, bëri shtytje për krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik. Vende pune, jo politikë”, ka shkruar në rrjetet sociale Grenell.