Policia e Tiranës ka dhënë detajet e para lidhur me të shtënat dhe plagosjen me armë zjarri në zonën e ish-Bllokut, ngjarje kjo e ndodhur rreth orës 19:00 të kësaj të shtune.
Blut e kryeqytetit bëjnë të ditur se Ilir Shkurti 32 vjeç është plagosur pas një konflikti të çastit pranë ambienteve të një kar bafeje.
Gjithashtu, policia njofon se ka bllokuar automjetin e autorëve tip “Benz” në tentativë për t’u larguar si dhe ka shoqëruar në komisariat një prej të dyshuarve si autor i ngjarjes, i identifikuar si Kridens Mecollari.
Policia është vënë në ndjekje të autorit tjetër të ngjarjes i cili ka mundur të zbresë nga automjeti dhe të largohet në brendësi të pallateve.
Njoftimi i policisë
Falë reagimit të menjehershëm të shërbimeve të Policisë në kohë rekord u bë e mundur kapja dhe arrestimi i njërit prej autorëve të plagosjes me armë të një shtetasi si dhe bllokimi i mjetit me të cilin autorët u larguan nga vendi I ngjarjes.
Rreth orës 19:00, në vendin e quajtur “Shallvaret” në afërsi të një bar-kafeje, dyshohet se pas një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri shtetasi I. Sh, 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Si rezultat i reagimit të menjehershëm të sherbimeve të Policisë në kohë rekord u bë kapja dhe shoqërimi në ambientet e Policisë për veprime të metejshme i njërit prej autorëve të dyshuar të ngjarjes shtetasit K. M, 38 vjeç dhe bllokimi i mjetit tip “Benz” që u përdor nga autorët për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit tjetër të ngjarjes i cili ka mundur të zbresë nga automjeti dhe të largohet në brendësi të pallateve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.