MENU
klinika

Aksioni për mbetjet

Rama: Sanksione për kryetarët e bashkive

07.11.2021 - 12:30

Teksa u ndal në Vlorë në kuadër të aksionit për pastrimin e mbetjeve, kryeministri Edi Rama paralajmëroi sanksione për kryetarët e bashkive që krijojnë vendgrumbullime të paligjshme. Rama u shpreh se ky është angazhimi kryesor për kryetarët e bashkive, duke deklaruar se kazanët e qytetarëve duhet të ndahen nga ato të bizneseve në qytet.

“Më bën shumë përshtypje që kur vjen puna për të bërë komente të gjithë janë ambientalisë. Kur mendoj se ata që komentojnë janë pak ambientalist, atëherë mendoj që gjithkush duhet të kthehet nga vetja. Të jesh patriot nuk do të thotë të jesh gati të zbrazësh pushkën në Facebook, por të mbash pastër vendin tënd dhe atdheun tënd. Të mos i gërvishtësh fytyrën atdheut tënd. Ky plan është një plan që buron nga shumë mësime të këtyre viteve. Situata këtu ka qenë shumë më keq disa vite më parë, por është shumë keq në krahasim me atë që duhet të ishte. Përtej turizmit, kjo ndotje dëmton ekonominë e secilit dhe mirëqenien e secilit jo vetëm për shkak të turizmit por për efektet zinxhir që ka.

Dëmton edhe shëndetin. Një shishe plastike në tokë do 1 mijë vjet të tretet. Prania e miliona e miliarda mbetjeve të tilla mbi tokën është sëmundje. Fjalët të gjithë i dinë. Ky që jemi këtu sot për të ndarë me publikun nuk është aksion por plan sistematik. Si fillim do pastrohen të gjitha pikat e nxehta. Pastaj do punojmë që të mos rikrijohen. Nuk është hera e parë që bëjmë aktivitete të tilla. Kjo duhet të jetë hera e fundit që pasi ne të pastrojmë, gjenda të kthehet aty ku ishte brenda pak javësh. Është koha që përgjegjësitë të kërkohen nga secili. Nga çdo institucion dhe çdo individ. Jemi në rrugën e zbatimit të asaj që kemi thënë dhe kemi bërë të qartë. Asnjë bashki nuk do lejohet të bëjë asgjë tjetër nëse nuk garanton të gjitha burimet financiare të nevojshme për pastrimin. Nëse nuk garanton që ato burime të kthehen në rezultat konkret. Për herë të parë Ministria e Mjedisit dhe Turizmit ka kostuar se sa i kushton çdo bashkie pastrimi dhe në bazën e kostimit ka nxjerrë edhe objektivin për buxhetin e vitit tjetër të çdo bashkie.

Ministrja bashkë me të deleguarit tanë në çdo qark do jenë në çdo mbledhje të këshillave bashkiakë dhe bëjnë thirrje për rrëzimin e buxhetit nëse nuk janë fondet e domosdoshme për pastrimin. Çdo bashki sot ka në dispozicion një pikë fundore për depozitimin e mbetjeve, Pikat fundore janë qoftë pikat teknologjike të trajtimit të mbetjeve dhe fushat sanitare apo landfillet. Asnjë bashki nuk do lejohet që të krijojë pika të tjera të paligjshme grumbullimi. Për këtë ligji parashikon sanksione për kryetarët e bashkive. Për këtë do të vlejë kostimi që thashë. Është kollaj për bashkitë që duke i hedhur plehrat rrugëve. Pika më e nxehtë është dhe pika më e rëndësishme për turizmin dhe ekonominë tonë sot. Është e patolerushme që kryetarët e bashkive bregdetare ta konsiderojnë këtë si punë angari. Pastrimi duhet të jetë në maksimum. Kazanët e mbetjeve nuk janë për bizneset. Duhet të ndahen kazanët për qytetarët dhe bizneset”, tha Rama.