08.11.2021 - 11:46
Përkeqësohet situata e infektimeve me Covid 19 në burgun e Drenovës.
Prej disa ditësh që prej infektimit me virus, ka shkuar në 3 numri i të transportuarve në spitalin e Tiranës.
Rasti më i fundit ishte ditën e djeshme me një të dënuar të sigurisë së zakonshme i cili prej spitalit të Korcës u transportua me urgjencë drejt Tiranës. Tre të dënuarit kanë shfaqur probleme me oksigjenin jashtë parametrave.
Mësohet se të infektuarit po marrin mjekim më të specializuar në Tiranë por ende janë në kushte jo të mira shëndetësore. Nga ana tjetër, vijon karantinimi në burgun e Drenovës për disa të infektuar.