MENU
klinika

Vrau kryeministrin serb

Kërkohet falja e ekzekutorit të Gjingjiç: Është hero lufte

08.11.2021 - 14:08

Përmes një peticioni, në Serbi po kërkohet falja e njeriut që vrau në vitin 2003 ish-kryeministrin reformator, Zoran Gjingjiç.

Gjingjiçi i mori frerët e vendit pas rrëzimit të Sllobodan Millosheviç që kishte nisur tre luftëra me qëllim arritjen e një shteti të pastër etnik serbomadh në territorin e ish-Jugusllavisë multietnike.

Gjingjiçi kërkonte një Serbi moderne, demokratike dhe europiane.

“Qeveria ime kujdeset për fatin e këtij vendi dhe përpiqet për një bazament të fortë për brezat e ardhshëm, duke e lidhur Serbinë me Europën”, thoshte ai për programin e tij politik.

“Asgjë nuk mund ta ndalë Serbinë në rrugën drejt Europës, në rrugën e familjes demokratike, moderne, të shteteve të zhvilluara”, thoshte ai.

Por përpjekjet e kryeministrit për afrimin e Serbisë me BE dhe rifreskimin e anëtarësisë së Serbisë në të gjitha organizatat ndërkombëtare, prej të cilave Millosheviç kishte dale, nuk u panë me sy të mirë nga ultranacionalistët.

Ai u qëllua 23 marsin e vitit 2003 nga Zvezdan Jovanoviç, një anëtar i njësisë për operacione speciale, JSO i policisë serbe. Për këtë vrasje u arrestua edhe Milorad Ulemek, i ashtuquajturi “Legija”, ish-komandant i JSO, që së bashku me bandën kriminale “klani i Zemunit” ishin përgjegjës për vrasjen e Zoran Xhinxhiç.

Jovanoviç dhe Ulemek u dënuan me 40 vite burg. Tani po kërkohet lirimi i Jovanoviç, që disa e quajnë publikisht si hero lufte dhe, deri më tani, asnjë anëtar i qeverisë serbe nuk është distancuar nga kjo iniciativë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë