MENU
klinika

Ndiqni këto këshilla!

Temperatura e lartë ka pasoja të rrezikshme!

09.11.2018 - 12:05

Temperatura e lartë shkaktohet nga shumë faktorë si: ftohja, gripi, sëmundjet virusale, sëmundjet ngjitëse apo infeksione që kanë të bëjnë me plagë të rënda.

Ato shkaktojnë mungesë oreksi apo dobësi trupore. Të sëmurëve nuk u jepet ushqim me forcë. Në këto raste perisi është një mjet i mrekullueshëm për luftimin e procesit patologjik.

Në fillim të sëmurit i jepet çaj ose lëng frutash të freskëta të ëmbëlsuara me sheqer. Kur t’i kthehet oreksi i jepni ushqim me zarzavate, fruta, qumësht, kos, supë me lëng mishi, patate, bukë, supë orizi me vezë, pak mish viçi të grirë, gjalp etj.

Ushqimi i jepet i paktë sa t’i vijë oreksi. Për uljen e temperaturës, lehtësimin kollës dhe nxjerrjen e gëlbazës, përdoren bimët e mëposhtme, veç e veç ose të kombinuara.

Në momentin e valimit të 2 litrave ujë, hidhni 10 lugë gjelle me bimë sherebele. Lihet në qetësi për 30 minuta, pastaj e kulloni dhe e shtrydhni. Pijeni të ngrohtë dhe të ëmbëlsuar nga 2 gota uji me çaj në mëngjes esëll dhe në mbrëmje vonë.

Në 2 litra ujë hidhni 10 lugë gjelle me fruta të copëtuara të trëndafilit të egër në momentin e valimit. Kullojeni në një napë treshe, që të mos bien qimet e holla të trëndafilit se ngacmojnë stomakun. Pini 2 filxhanë çaji të ngrohtë dhe të ëmbëlsuar sipas dëshirës, në mëngjes esëll dhe në darkë para gjumit.

Merrni 30-60 gr shelg të bardhë me 1 litër verë. Merrni gjysëm filxhani kafeje para buke. Gjethet i zieni deri në valim. 40-80 gr nga shelgu i bardhë më 1 litër ujë. Pini 3 gota në ditë.

Edhe lëngui limonit jep rezultate të mira në temperaturën e lartë. Merrni lëngun e 1 kokrre limoni dhe hidheni në një gotë me uje dhe sheqer. Pini 3 herë në ditë në raste të temperaturës. Kjo vlen për moshat e vogla, ndërsa të rriturit mund ta pinë ashtu siç është.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN