09.11.2021 - 11:32
Inxhinieri dhe topografi në Bashkinë e Himarës është arrestuar këtë të martë nga Policia, pasi dyshohet se është i përfshirë në tjetërsimin e tokave në Dhërmi.
Bëfet fjalë për E.M., i cili akuzohet se ka falsifikuar formularin e Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi, të cilin e ka përdorur për regjistrimin e një pasurie në fshatin Dhërmi dhe më pas e ka shitur tek persona të tjerë.
41-vjeçari është duke u hetuar nga Prokuroria e Vlorës për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.