MENU
klinika

"Vlerësoj angazhimin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe ShBA"

Presidenti Meta takohet me Richard Grenell: Kënaqësi të kesh në zyrë!

09.11.2021 - 14:37

Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ish-emisarin e posaçëm të Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Lajmin e ka bërë publik vetë presidenti përmes një postimi në Twitter, ku veç të tjerave, vlerëson angazhimin e diplomatit amerikan në mbështetje të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Shqipërisë.

“Është gjithmonë kënaqësi të kesh Richard Grenell në Shqipëri dhe në zyrën time. Vlerësohet shumë angazhimi i tij në mbështetje të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara”, shkruan presidenti Meta në Twitter.