MENU
klinika

"Ishte emëruar në mënyrë joligjore"

Kurti shkarkon sekretarin e Këshillit të Sigurisë

10.11.2021 - 12:37

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Sigurisë, Shpend Tërdevaj është shkarkuar nga kjo pozitë, në të cilën ishte vendosur nga 21 shtatori i vitit 2020.

Vendimi i Qeverisë Hoti u shfuqizua unanimisht nga Qeveria aktuale. Kryeministri Albin Kurti tha se emërimi i Tërdevajt ishte bërë në mënyrë joligjore.

“Nisur nga fakti se rekrutimi i z.Tërdevaj është bërë në shpërputhje me dispozitat ligjore në fuqi, është e domosdoshme që vendimi të shfuqizohet me qëllim të kthimit të ligjshmërisë”, tha Kurti.

Kurti tha se funksionin e sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Sigurisë do ta ushtrojë përkohësisht një zëvendësues.

“Pozita në fjalë do të mbulohet nga një zëvendësues i përkohshëm”, tha Kurti.