MENU
klinika

“S’po e lëshoni këtë qytet të marrë frymë"

Si u shkarkua 24 orë pas denoncimit për Vangjush Dakon, nënkryetari i Bashkisë Durrës

10.11.2021 - 19:23

Vetëm 24 orë pas një denoncimi në rrjetet sociale, Arbër Braho, e ka gjetur veten jashtë dyerve të bashkisë së Durrësit, ku ishte nënkryetar prej 8 vitesh.

Vendimi është marrë vetëm një ditë pasi Arbër Braho, i cili kishte 8 vjet në këtë detyrë ka bërë një denoncim për abuzim me fondet publike duke akuzuar ish-kryetarin e bashkisë Vangjush Dako dhe kryetaren në detyrë të bashkisë Emirjana Sako.

“24 orë pas këtij statusi Sako i ka komunikuar lirimin tij nga detyra.

Braho mbante detyrën e nënkryetarit prej 8 vitesh, i emëruar nga Dako. Ishte kandidati kryesor i vetëshpallur për kryebashkiak të Durrësit në zgjedhjet e fundit.
Në statusin e tij, Braho akuzonte ish-kryetarin e bashkisë së Durrës duke thënë se në letra ka një kryetare, por se bashkia administrohet nga Vangjush Dako. Duke e akuzuar drejtpërdrejt se janë vjedhur dhe fondet për letra e stilolapsa në bashkinë Durrës”, raportoi Haxhiaj

 

Për momentin nuk ka pasur një reagim pas shkarkimit nga ana e Brahos. Në statusin e tij në një story në Whatsapp, Braho thoshte se ai mbetet një socialist, ndër më të vjetrit në Durrës, pavarësisht se dyert e PS në Durrës janë përkohësisht të mbyllura nga Vangjush Dako.

“O xhuxhi 339, në lidhje me ato që folëm paradite, unë s’mund të them kurrë hajdut për ty, ti minimumi mund të jesh kryetari i grupit të hajdutëve që vet ti ke sjell si kryetar në bashkinë Durrës pas ikjes tënde dhe s’po e lëshoni këtë qytet të marrë frymë me vjedhje pafund. Ju, që s’keni lënë lekët e dosjeve të letrave dhe të stilolapsave, normalisht që s’mund të linit as lekët e autoshkallës pa marrë dhe do merrni dhe të hidrovorit apo e kam gabim?”, shkruante Braho.

Çfarë ndodhi në tre orë! Ja kur do të zhvillohet tubimi i radhës

Mbyllet protesta para bashkisë/ Molotov, gaz lotsjellës dhe përplasje me policinë!

Ali Ahmetit i jepet titulli “Qytetar Nderi”, shpërblim financiar për klubin e Partizanit

Mes protestave të opozitës, Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton vendimet!