MENU
klinika

Si nisi konflikti mes dy adoleshentëve

Sherr mes nxënësve, 17-vjeçari plagos shokun e klasës!

11.11.2021 - 13:50

Një nxënës 17-vjeçar është plagosur me thikë nga shoku i tij i klasës. Ngjarja ka ndodhur sot në Shkodër, ku sipas policisë konflikti mes dy të rinjve ka nisur për motive banale.

Ata janë konfliktuar jashtë ambienteve të shkollës, ku sherri verbal degjeneron në përdorimin e thikave.

I plagosuri është Jak Frroku, i cili është dërguar në spital, ndërsa policia arriti të ndalojë shokun e tij, Emiljan Ndershtiqi

Njoftimi i policisë

Në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur i dëmtuar me mjet prerës thikë, shtetasi J.F., 17 vjeç.

Nga veprimet paraprake rezulton se është konfliktuar jashtë ambienteve të shkollës me shokun e tij të klasës me shtetasin E. N., 17 vjeç për motive të dobëta.

I dëmtuari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Falë veprimeve të shpejta të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër u bë e mundur kapja e autorit të ngjarjes dhe shoqërimi i tij për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

VIDEO/ “Zgjidhi nyjen e rrezikshme që lidhte dy anët e Drinit”

Rama: Ura e Madhe e Veriut, shëmbëlltyrë e ambicies sonë…

Çfarë ndodhi gjatë natës në një banesë

Të shtëna me armë zjarri në Krujë, policia jep detaje!

Bilanci tragjik nga masakra në Shkodër thellohet në 4 viktima

Ndërron jetë në spital Bashkim Basha