MENU
klinika

Kërkoi liberalizimin e vizave

Kurti për Dua Lipën: Diplomatja më e mirë që Kosova mund ta kishte kërkuar

11.11.2021 - 22:12

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për çmimin që fitoi këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, në Këshillin Atlantik në SHBA.

Kurti në një postim në Tëitter e ka quajtur këngëtaren si “diplomatja më e mirë që Kosova mund ta kishte kërkuar”.

“Dua Lipa nuk është vetëm këngëtare e famshme. Ajo është një aktiviste që frymëzon lëvizjet për ndryshim dhe është diplomatja më e mirë që Kosova mund të kishte kërkuar dhe shpresuar ndonjëherë.

Urime për tuajin çmimin në Këshillin Atlantik. Ju jeni një frymëzim dhe vendi juaj është krenar për ju,” ka shkruar Kurti.