MENU
klinika

Ndotin ambientin me djegien e lëndëve toksike

Aksion në Krujë për shembjen e 11 furrave të gëlqeres

12.11.2021 - 14:12

Një aksion i madh kundër furrave ilegale të gëlqereve është ne zhvillim e sipër në Krujë.

Aksionin për asgjësimin e furrave te cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre në zonën e mbrojtur Krastë-Vrion, po e zhvillojnë IKMT, inspektorët e bashkisë, policia, shërbimi i zonave të mbrojtura.

Janë 11 furra gëlqereje të cilat janë të përqendruara kryesisht në zonën e Krastës të cilat janë planifikuar për t’u shembur ditën e sotme.

Edhe pse këto furra janë shembur disa herë ndër vite ato janë rindërtuar përsëri nga personat qe ushtrojnë këtë aktivitet te ciket nder vite kam treguar te pabindur dhe pse shumë prej tyre janë proceduar e arrestuar.

Këto furra janë një ndër ndotësit e shumtë të rrethit të Krujës pasi materialet që digjen në to janë thuajse të gjitha toksike, konkretisht goma makinash, pjesë makinash të marra nga varrezat, mbetje të fasonerive të rrethit Krujë, mbetje të fabrikave e punishteve të ndryshme dhe të gjithë këtp gazra çlirohen në atmosferë të cilët ndikojnë ndjeshëm në përkeqesimin e shëndetit të njerëzve në këtë rreth duke shkaktuar sëmundje të rënda siç janë sëmundjet e zemres, astma bronkale, semundjet e tensionit te gjakut, silikoze, tumore e kancere të ndryshme, alergji etj…

Mbi 30 përqind e rrethit të Krujës vuan nga sëmundje të shkaktuara nga ndotja që shkaktohet nga faktorë të ndryshëm , ndër to dhe furrat e gëlqeres.

Aksioni do vijojë deri në shembjen e të gjitha furrave te paligjshme.