MENU
klinika

"Serbia duhet të njohë Kosovën"

Rama: Rajoni nuk ka paqe përfundimtare

13.11.2021 - 17:35

Kryeministri Edi Rama i ftuar përmes një lidhje “Skype” në televizionin francez “France 24”, komentoi nismën “Ballkani i Hapur”.

Ai tha se kjo nismë nuk parashikon kufizime dhe është e hapur për të gjithë, e qëllimi është përmirësimi i jetës të qytetarëve. Po ashtu, ai shtoi se konfliktet e mëparshme mes shteteve të Ballkanit janë ata që nuk po e çojnë përpara këtë proces.

Këtu përmendi edhe Kosovën, e tha se ajo është shtet i pavarur dhe sovran e duhet të njihet nga Serbia si e tillë. Rruga sipas kreut të qeverisë shqiptare është ajo e ndjekur nga Franca me Gjermaninë, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

“Së pari nisma Ballkani i Hapur është dera e hapur për të gjithë vendet e Ballkanit pa kushte, por ideja është të mos mbetemi viktimë e vetos së dikujt apo një tjetri. Ne duam të bëjmë një gjë të mirë për njerëzit. Nuk është e lehtë sepse është një proces paqeje ne nuk kemi paqe përfundimtare në Ballkan. Problemi i Serbisë me Kosovën që Kosovës që është një shtet i pavarur, sovran dhe që duhet të njihet nga Serbia. Por në të njëjtën kohë ka mësime për t’u nxjerrë nga historia. Le të citojmë Francën që është një shembull i jashtëzakonshëm ajo që bëri me Gjermaninë pas Luftës së Dytë Botërore është rruga”, tha Rama.