MENU
klinika

“Projekt në sirtar për 3 dekada"

Rama: Tuneli i Llogarasë në rrugën e jetësimit në realitet

14.11.2021 - 13:36

Kryeministri Edi Rama nga kantieri i ndërtimit ku do të nisin punimet për Tunelin e Llogarasë është shprehur se ky ka qenë një projekt që ka ndenjur në sirtar për tre dekada.

Por, tashmë siç u shpreh kreu i qeverisë, kjo vepër infrastrukturore është futur në rrugën e jetësimit në realitet.

“Një projekt që ka qenë në sirtar për tre dekada. Një nga kryefjalët e premtimeve të të gjithë atyre që kanë kaluar nga këto anë në fushata elektorale gjatë tre dekadave dhe ndryshe nga të tjerët, ne zotimin tanimë e kemi futur në rrugën e jetësimit në realitet.”

Tuneli, u shpreh Rama, do të bëjë shkurtim të konsiderueshëm të kohës, do të rrisë sigurinë si dhe do të ofrojë një lidhje organike me segmentin e Orikumit dhe pastaj edhe me Bypass-in e Vlorës.

“…një e vërtetë që falë zinxhirit të veprave infrastrukturore do të shpaloset në sytë e të gjithë shqiptarëve dhe udhëtarëve të huaj. Ky tunel është pjesë e gjithë kësaj harte investimesh që po realizohen njëra pas tjetrës duke krijuar hap pas hapi një gjerdan në tërë këtë kurorë të mrekullueshme të natyrës shqiptare.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin