MENU
klinika

Tronditet Vlora

Vritet zyrtari në Selenicë

09.11.2018 - 15:47

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kot të Selenicës.

Viktima është 64-vjeçari Fatmir Hodo. Mësohet se Hodo është kreu i njësisë administrative në këtë fshat.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Nga raportimet e para dyshohet për një konflikt të mëparshëm mes autorit dhe viktimës.

Autori A.D, rreth 43 vjeç pasi ka qëlluar për vdekje me çifte 64-vjeçarin është larguar. Autoritetet e kanë identifikuar dhe po punojnë për kapjen e tij.

Njoftimi i policise

Më datë 09.11.2018, rreth orës 14:55, në një lokal në fshatin Kotë, është qëlluar me armë gjahu shtetasi F.H, (Kryetar i Njësisë Administrative Kotë), i cili për pasojë ka ndërruar jetë .

Policia ka mbritur menjëherë në vendngjarje dhe ka identifikuar autorin e ngjarjes i cili dyshohet të jetë shtetasi A.D, rreth 43 vjeç nga fshati Gumenicë .

Forcat e policisë janë vënë në ndjekie të autorit, i cili pas ngjarjes ëhstë larguar menjeherë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier