MENU
klinika

"Të marrim masa për të mbrojtur interesin e partisë"

PD mbledh të hënën Kryesinë, zbulohet mesazhi i Bardhit

14.11.2021 - 21:22

Ditën e nesërme Partia Demokratike do të mbledhë Kryesinë e saj.

Në një mesazh drejtuar anëtarëve të saj, Sekretari i Partisë Demokratike bën me dije se mbledhja do të bëhet në orën 16:00.

Në këtë mbledhje do të ketë diskutime dhe vendimmarje mbi situatën politike, si dhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike dhe funksionimin demokratik të organeve të saj.

Të nderuar anëtarë të Kryesisë,

Në mbështetje të pikës 4, të nenit 45 të Statutit të PDSH, nesër, datë 15.11.2021, ora 16:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me rend dite:

“Diskutime dhe vendimmarje mbi situatën politike, si dhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike dhe funksionimin demokratik të organeve të saj”.

Mbledhja do të zhvillohet në sallën e mbledhjeve të Grupit, Kati i II, Selia Qendrore e PDSH.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin,

Sekretari i Përgjithshëm

Gazment Bardhi