MENU
klinika

Atentati mafioz

Eksperti i kriminalistikës: Mund të ishin lënduar shumë persona nëse…

14.11.2021 - 21:26

Tirana u trondit mbrëmjen e të shtunës nga një atentat që u mori jetën dy te rinjve, ndërsa breshëritë e plumbave bënë që banorët e zonës së Astirit të përfshihen nga paniku.

Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi, i ftuar në studion e lajmeve në “Vizion Plus”, teksa fliste rreth sigurisë në vend, theksoi se situata nuk aspak normale, dhe se qetësia është tronditur.

Sipas tij, situata do të ndryshonte nëse viktimat e atentateve që i përkasin botës së krimit do të dënoheshin.

“Duket sikur ngjarjet konkurrojnë njëra-tjetrën për nga dëmet që shkaktojnë. Puna e policisë lë shumë për të dëshiruar. Ngjarja e djeshme ishte e rëndë në planin e dëmit dhe vendndodhjes, pasi atentati ndodhi në një zonën tepër të populluar. Nëse nuk do ishte bordura ndarëse e mbikalimit, pale sa persona do të ishin lënduar. Pandëshkueshmëria solli edhe vdekjen e një prej autorëve që ishte i njohur për botën e krimit. Mua nuk më pëlqen përbaltja që i bëhet viktimës në momentin që vritet, me qëllim për të mos krijuar impakt te njerëzit. Pse është lënë i lirë dhe nuk është marrë asnjë masë kur kishte kryer disa vepra penale? Nëse do ishte dënuar, ngjarja mund të ishte parandaluar. Policia është shumë inerte. Ka ardhur koha që policia të fusë mendimin shkencor…Qetësia është tronditur shumë. Nuk duhet të bëjmë trimin, situata është shumë e rëndë në perceptim. Për ngjarje që janë esenciale, policia nuk reagon.”

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”