15.11.2021 - 09:38
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë.
Gjatë vizitës së tij, Plenkovic do të ketë takime me krerët e shtetit. Kryeministri kroat do të pritet me ceremoni shtetërore nga kryeministri Albin Kurti.
Ceremonia do të nis në orën 10:00, ndërkaq menjëherë pastaj do të ketë takim të përbashkët.
Pas takimit në orën 11:35 të dy kryeministrat do të mbajnë konferencë për media.
Plenkovic do të pritet në takim edhe nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.