MENU
klinika

Stacioni i radhës

Foltorja e Sali Berishës nesër shkon në Fushë-Krujë

15.11.2021 - 11:12

Ish-kryeministri Sali Berisha njofton se foltorja e radhës do të jetë nesër, në Fushë Krujë. Ai kërkon që demokratët ta mbështesin dhe të jenë nesër në orën 17.00 në Kinemanë e qytetit, për një PD të bashkuar.

“Neser, diten e marte me date 16 nentor ora 17:00, ne Kinemane e qytetit te Fushe Krujes do te mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”.  Ftoj demokratet dhe demokratët te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme”, shkruan Berisha.

Kujtojmë se, Berisha ka dërguar në selinë blu 4,200 firma që i duhen për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të Partisë. Nënshkrimet janë në zyrën e Edi Palokës dhe ruhen në kasafortë. Ndërkohë, Lulzim Basha thotë se këto firma nuk ekzistojnë ndaj dhe po fshihen dhe nuk po bëhen publike.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin