MENU
klinika

Berisha me urgjencë para mediave

Tension i lartë në PD/ Basha paralajmëron se do ketë përjashtime

15.11.2021 - 18:38

Më 18 dhjetor, Lulzim Basha ka thirrur kuvendin e PD-së, duke e cilësuar si legjitim dhe jo atë që ka thirrur Berisha më 11 dhjetor. Kështu mësohet se kryedemokrati ka hedhur në tryezën në diskutimeve në kryesi pikat e mbledhje së Kuvendit të PD-së ku parashikohen dhe votimet dhe aksioni për zgjedhje e reja të parakohshme.

Por ajo që shoqëron propozimin me tre pika të Bashës është urdhri për të vendosur disiplinë në PD, pasi në të kundërt kjo nënkupton dhe përjashtimin e rebelëve.

“Çdo veprim apo akt tjetër, në çdo formë apo mënyrë, që bie ndesh me këtë vendim të Kryesisë së Partisë, do të përbënte dëmtim të interesave elektorale dhe politike të Partisë Demokratike”- thuhet në pikën 3 të vendimit të propozuar nga kryetari i PD.

Por shpallja e Kuvendit të PD-së më 18 dhjetor ka shkaktuar një reagim të fortë te kundërshtarët e tij. Mësohet se ish-kryeministri Sali Berisha ka shpallur mbajtjen e një konference urgjente për median në ora 19:00.