MENU
klinika

Çfarë pret Borell nga Prishtina dhe Beogradi?

“Duam hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë këtë vit”

15.11.2021 - 22:42

Pas takimit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian, përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell ka përforcuar mesazhin lidhur me pritshmërinë e Bashkimit Europian për hapjen e negociatave zyrtare të anëtarêsimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut para fundit të këtij viti.

“Ne zhvilluam një diskutim të gjatë mbi Ballkanin Perëndimor përtej politikës së zgjerimit. Bëhet fjalë për forcimin e aksioneve politike të Bashkimit Europian në rajon dhe përfshirjen e partnerëve tanë në rajon në politikën tonë tê jashtme të BE-së. Ne dëshirojmë të shohim mbajtjen e konferencën së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejt të jetë e mundur, me shpresë gjatë kësaj presidence të Bashkimit Europian, para fundit të vitit. Nêse ne nuk do ta bëjmë këtë, kjo do të ndikojë negativisht në besueshmërinë e rajonit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian” ka deklaruar Josep Borrell.

Lidhur me dialogun Prishtinë-Beograd, shefi i diplomacisë europiane êshtë shprehur “Ne presim që Kosova dhe Serbia të respektojnë tërësisht të gjitha marrëveshjet e mëparëshme dhe të angazhohen në mënyrê kontruktive për të bërë progres të shpejtë lidhur me normalizimin e marrëdhënieve gjithpërfshirjes midis dy vendeve. Ne presim të zhvillojmë një takim të nivelit të lartë midis Prishtinës dhe Beogradit para fundit të vitit. Së paku, ky është synimi im në ftesën drejtuar dy liderëve” .

Borrell është ndalur më tej te Kriza në Bosnjë-Hercegovinë, si një nga pikat e rëndêsishme të agjendës së takimit të ministrave tê jashtëm. “Situata në Bosnjë-Hercegovinë është shumë serioze dhe ne jemi shumë të shqetësuar, pasi në vend që konteksti zgjedhor të përdoret për të avancuar në reforma të rëndësishme, disa liderë politikë zgjedhin që të adoptojnë retorikën përçarëse, ndarëse dhe bllokuese. Ne e ripërsërisim angazhimin tonë për një perspektivë europiane të Bosnjë-Hercegovinës si një vend i vetëm, i bashkuar dhe sovran” ka theksuar Borrell. Ai ështê shprehur, se liderët duhet të rimarrin dialogun, të kthehen në institucionet shtetërore dhe të rifillojnë punën në reforma kyçe