MENU
klinika

Pas Brexit

Mitsotakis në një vizite zyrtare në Britaninë e Madhe

16.11.2021 - 10:06

Çështjet dypalëshe me rëndësi rajonale dhe europiane do të jenë në fokus të dosjes së kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, i cili do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Londër më 16-17 nëntor.

Kjo është vizita e parë e Mitsotakis në Mbretërinë e Bashkuar pas Brexit.

Një pasqyrë e marrëdhënieve dypalëshe, me rëndësi të veçantë, marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare, investimet dhe turizmi gjatë vitit 2022, pritet të diskutohet në takimin e planifikuar midis kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis dhe atij të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson të martën pasdite, në Downing Street.

Kthimi i Mermerëve të Parthenonit në Greqi është një tjetër çështje që Mitsotakis pritet të diskutojë me Boris Johnson.

 

 

Mitsotakis do të takohet gjithashtu me investitorë dhe përfaqësues të Konfederatës së Industrisë Britanike (CBI).

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi