MENU
klinika

Shkozë

Rama: Qendra Komunitare u shërben 500 fëmijëve me aftësi të veçanta

16.11.2021 - 10:14

Kryeministri Edi Rama ka publikuar së fundmi pamjet e transformimit të Qendrës Komunitare të Shkozës.

Rama shkruan se kjo qendër do tu shërbejë çdo ditë mbi 500 familjeve dhe fëmijëve me aftësi të veçanta. Kryeministri thekson së për këta fëmijë, mbështetja do të vijojë të jetë në çdo ditë të punës së qeverisë.

Postimi i Ramës:

MIRËMËNGJES

dhe me punën që kemi bërë për transformimin e Qendrës Komunitare në Shkozë, duke e kthyer në një mjedis krejt të ri për njerëzit në nevojë, duke i shërbyer çdo ditë mbi 500 familjeve dhe fëmijëve me aftësi të veçanta, për të cilët mbështetja do të vijojë të jetë në çdo ditë të punës tonë, ju uroj një ditë të mbarë