MENU
klinika

Homazhe për viktimat në Itali

Arkivolët e shqiptarëve mbulohen me flamurin kuq e zi

18.08.2018 - 11:58

Italia po zhvillon homazhet shtetërore për 18 nga 41 viktimat nga shembja e urës ‘Morandi’.

Mes tyre gjendet edhe arkivolët së bashku me fotografitë e dy të rinjve shqiptarë Marjus Djerri 22 vjeç dhe Admir Bokrina 32 vjeç, të mbuluar me flamurin kuq e zi.

Ceremonia po zhvillohet në sallën Blu të Panairit në Xhenova dhe në të marrin pjesë përfaqësuesit më të lartë shtetërore me në krye Presidentin Mattarella. Në ceremoni është e pranishme edhe konsullja e përgjithshme e Shqipërisë në Milano, Anila Pojani.

Në disa qytete italiane, funerali për disa nga viktimate tragjedisë u mbajt të premten pasi familjet e tyre preferuan një ceremoni private.

Sot u nxorën trupat e pajetë të tre anëtarëve të një familje, dy prindërit dhe vajza e tyre e vogël.

Ndërkohë vijojnë kërkimet për personin e fundit të shpallur të zhdukur Mirko Vicini.

Ndërsa një shtetas gjerman i quajtur Albert, për të cilin mendohej se ishte mes viktimave, u lajmërua sot në Prefekturë se është gjallë.

Alban Daci, për ngjarjen tragjike të Xhenovës