MENU
klinika

Lista

Korrupsioni në ushtri, ku renditet Kosova?

17.11.2021 - 09:04

Në të gjithë botën, shpenzimet vjetore për ushtri janë afërisisht 2 trilionë dollar amerikanë. Në Ballkan, vendi me korrupsionin më të lartë në ushtri është Mali i Zi.

Por, ku renditet Kosova?

Radio Evropa e Lire ka publikuar një infografikë për korrupsionin nëpër ushtri, sipas së cilës Kosova renditet te vendet ku niveli i korrupsionit është i lartë.

Në këtë grup hyjnë edhe Shqipëria e Maqedonia e Veriut. Në Mal të Zi niveli i korrupsionit është shumë i lartë, derisa në Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë dhe Hercegovinë është mesatar.

Irani, Arabia Saudite, Venezuela, Sudani janë disa nga vendet me korrupsion të nivelit kritik në ushtritë e tyre.

Ndërkohë, Zelanda e Re ka ushtrinë më së paku të korruptuar në botë.