MENU
klinika

NGA ARTUR ZHEJI

Mirë Doktori, po Rama përse e urren Lulzim Bashën

17.11.2021 - 10:34

NGA ARTUR ZHEJI

Më 15 nëntor 2021 dëgjova dy sulme paralele ndaj Bashës. Paradite në Kuvend, ishte vetë Rama. Dhe ai u bë copash për të zvogëluar me sa mund akuzat e liderit të Opozitës, kundër buxhetit, kundër PPP-ve, sipas axhendës së punës së seancës.

Mbasdite, në një konferencë për shtyp, ishte Sali Berisha, që ndërkallur ndërmjet Foltores që shkoi dhe Foltores që vjen, i pangopur në komunikim publik, bëri edhe këtë konferencë kundër Bashës. Kundër ish-Lulzim Bashës së tij të shtrenjtë, që tani, Berisha e thërret me përkëdheli “Peng-Basha” apo “Peng-Kryetari”. Madje, koha e zgjedhur për këtë konferencë, përkon enkas edhe me mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, që ka mbledhur kryetari legjitim Lulzim Basha.

Çfarë po ndodh? Është ky një teatër, apo, bëmë si bëmë dhe Berisha dhe Rama, po koordinohen përsëri?

Secili me përfitimet e veta, nënkuptohet. Ashtu si edhe ndodhi në fushatën e “Mjaft” kundër Fatos Nanos, fushatë e cila, me sa më kujtohet, furnizohej me “protestues” nga kryeorganizatori i asaj kohe, Shaban Memia, i cili e mbushi “Mjaft”-in, mjaftueshëm me të rinj zemërzjarrtë demokratë dhe anti-Fatos Nano, në drejtimin e regjisë së Ramës.

Edhe në vitin 2008, Rama dhe Berisha, bashkuan miqësisht votat, për ndryshimet kushtetuese, që koha rrëfeu, se ishin ndryshime shkatërrimtare për jetën politike pluraliste dhe, sigurisht me përfitim dypalësh Rama-Berisha.

Kjo është përputhja e tretë, ndërmjet të dyve. Kundër Lulzim Bashës, kësaj radhe. Rama do copëtimin përfundimtar të Partisë Demokratike, ku edhe po e çon ky proces. Berisha, kërkon timonin e njërës copë të Partisë, që ta përdorë, për atë çka i duhet, në “planin e tij”, për kryerjen e “revolucionit demokratik”, që Doktori ka në mendje.

Sigurisht, si një kartë shkëmbimi për negociatat e ardhshme gjeopolitike. Por kjo është një çështje tjetër… Ndërkohë, Rama merret me balona tabake kundër Bashës dhe… Por edhe kjo është një çështje tjetër. Me sa duket, Lulzim Basha ia paska mbërritur qëllimit… Por edhe kjo, do të kthjellohet së shpejti. Por duhet të rrjedhë ende kohë…

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin