MENU
klinika

Vijon mbledhja e Bashës

Zbulohen emrat e dy kryetarëve që i kanë dalë kundër!

17.11.2021 - 21:27

Vijon prej tre orësh mbledhja e Lulzim Bashës me kolegjin e kryetarëve. Mësohet se dy kryetarët në Paskuqan dhe Fushë Krujë kanë akuzuar Bashën se ka shkelur statutin.

Pjesë nga debati në mbledhje:

Anton Pjetërnikaj, kryetar i degës së PD në Paskuqan:

Pjetërnikaj: I pari që keni shkelur statutin jeni ju. Ju nuk keni pyetur asnjë forum për vendimet. Ju keni përçarë partinë. Kuvendi i datës 11 dhjetor është i demokratëve. Çdo thirrje tjetër është përçarje. Po përçani partinë.

Është detyra juaj që ta zgjidhni këtë ngërç. Të gjithë delegatët me një përjashtim të papërfillshëm kanë firmosur formularët. Dhe Kuvendi do të mbahet më 11 dhjetor. Ju nuk jeni në gjendje që të mbushni mendjen e demokratëve se kush ka të drejtë. Dhe të drejtë ka shumica nga e cila ne dhe ju jemi zgjedhur.

Agron Loka, kryetar i PD Fushë Krujë:

Loka: Do të respektoj verdiktin e delegatëve. Kam firosur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në datën 11 dhjetor.