Ka përfunduar pas 5 orësh mbledhja e kryetarëve të degëve të PD-së me kryetarin e PD-së Lulzim Bashën. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat tha se 5 kryetarë të degëve janë shprehur kundër mbledhjes së kuvendit me 18 dhjetor. Sipas Bardhit, janë kryetarët e degëve në Vlorë, Devoll, Fushë-Krujë dhe dega numër 1 në Tiranë.
‘Patëm një diskutim të gjatë me 71 kryetarët e degëve të Partisë Demokratike mbi organizimin e Kuvendit Kombëtare të PD-së më datë 18 dhjetor në orën 11. me përjashtim të 5 kryetarëve të 5 degëve, e gjith apjesa tjetër e kryetarëve të degëve gjatë fjalës së tyre konfirmuan frymën e bashkimit për përcjell Kuvendi Kombëtar i PD-së. Ftoj çdo anëtar të PD-s të mos shqetësohet nga deklaratat e rreme, se do të përjashtohet nga mitingu i thirrur nga Berisha. 18 dhjetori nuk është për të përjashtua demokratët por është për t’i bërë bashkë. frymën e përçarjes e ka përcjellë vetëm Sali Berisha. Kam vetëm një apel që të qetësohet të marrë frymë thellë e mos t’i fryjë zjarrit për përçarjes. Firmat duhet të dorëzoheshin te sekretariati. Kjo është koha që demokratët të mos përdoren si mish për top. PD nuk mund të bëhet mburojë askujt. Vendimin nuk e marr aq unë e askush tjetër. më 18 dhjetor është Kuvendi i Kombëtar i PD si mundësia që dEmokratët të jenë bashkë.’- tha Bardhi.