MENU
klinika

Që nga viti 2013

Erdogan komunikon për herë të parë me kryeministrin izraelit

19.11.2021 - 10:15

Kryeministri izraelit Naftali Bennett ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, kontakti i parë që nga viti 2013, sipas zyrës së kryeministrit të Izraelit. Bennett falënderoi Erdoganin për ndihmën e tij në lirimin e çiftit, tha në një deklaratë zyra e kryeministrit izraelit.

Pas lirimit të çiftit, presidenti turk pati një bisedë telefonike edhe me homologun e tij izraelit Isaac Herzog, tha presidenca turke, duke iu referuar një kontakti relativisht të rrallë mes dy vendeve, marrëdhëniet e të cilëve janë të tensionuara.

Mordy dhe Natalie O’Connor u arrestuan javën e kaluar pasi fotografuan rezidencën e Erdoganit dhe u akuzuan për “spiunazh politik dhe ushtarak”.