MENU
klinika

Dyshime për disa transferta të bëra nga bashkëjetuesi

KPK rinis hetimet për gjyqtaren e videove në ‘Tik Tok’

19.11.2021 - 12:04

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të riçelë hetimin për gjyqtaren Enkeleda Kapedani, për hetimin dhe verifikimin e disa rrethanave të reja.

KPK bën me dije se për këtë shkak seanca e shpalljes së vendimit përcaktuar në datë 19.11.2021 nuk do të zhvillohet. Në seancën dëgjimore, KPK ngriti dyshime për disa transferta të bëra nga bashkëjetuesi, ndërsa DSIK kishte dorëzuar dy raporte, në të parin e konsideronte të pastër nga kriteri figurës dhe integritetit, te i dyti vlerësonte se Kapedani ishte përfshirë në veprimtari të paligjshme.

Nga ana tjetër gjyqtarja e Elbasanit kërkoi konfirmimin në detyrë dhe shtoi se Komisioni nuk duhet ti merrte parasysh si shkelje videot e publikuara, për te cilat është në hetim disiplonor mga ILD.

Kujtojmë se Enkeleda Kapedani, pushtoi rrjetet sociale, pas publikimit të disa videove skandaloze që ajo hidhte në Tik Tok.

“Çdo subjekt që do hetohet për korrupsion apo krim, do i kontrollohet dhe pasuria”

Dumani zbulon pse SPAK refuzoi Komisionin Xhafaj

“Autori kishte thënë ‘Prisni ju çfarë do të ndodhë sot’”

Vrasja e Martin Canit, zbardhet audio nga mbledhja në “Fan Noli”!