MENU
klinika

"Nuk do ta lejojmë demontimin e rafinerisë!"

Naftëtarët e Ballshit sërish në protestë

19.11.2021 - 12:27

Megjithëse qeveria Rama miratoi vendimi për dhënien e një page për 2 vite në adresë të naftëtarëve, këta të fundit kanë zhvilluar sërish një protestë ditën e sotme. Të shumtë në numër, naftëtarët janë mbledhur në ambientet e jashtme të rafinerisë dhe kërkojnë të mos bëhet demontimi i saj. Protesta u organizua në momentet që u panë lëvizje të kamionëve në zonë me synim demontimin e rafinerisë.

Naftëtarët deklarojnë se qeveria u premtoi rikthimin e uzinës në punë dhe në ndërkohë që një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë, kërkojnë që ajo mos të shkojë për skrap pa u likuiduar ata.

“Nëse rafineria është për skrap, s’ka palë të dyta dhe të treta, palë e parë janë naftëtarët”, u shpreh njëri prej tyre.

Naftëtarët gjithashtu janë të paqartë se kur mund të fillojë marrja e pagave nga ana e tyre pasi qeveria nuk e ka zbardhur të plotë vendimin për skemën e pagesave.

“Në buxhetin e ri u miratua mbështetje financiare për naftëtarët. Por se dimë se kur do të hyjë në fuqi vendimi. Kemi qenë për një marrëveshje që rafineria të fillojë punë dhe jo të përfundojë për skrap. Kush e ka ndarë mendjen që kjo rafineri do të shkojë për skrap, e ka gabim. Nëse rafineria është për skrap, s’ka palë të dyta dhe të treta, palë e parë janë naftëtarët. S’ka për të hyrë askush këtu, nëse nuk likuidohemi, nuk do të lejojmë, pasi do të kalojnë mbi trupa tanë. Boll u tallën. Nëse duan që palët të zhdukin gjurmët e krimit, ne s’do të lejojmë deri sa të likuidohet dhe naftëtari i fundit. Kjo rafineri do të bëhet skrap nga naftëtarët, dhe nga askush tjetër, nëse do shkojë deri aty.”, -tha kreu i sindikatës Sokol Dautaj.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier