Një tjetër abuzim seksual me të mitur është shënuar në qytetin e Durrësit. Blutë e qytetit bregdetar kanë arrestuar një 58-vjeçar, i cili ka përndjekur dhe ka ngacmuar seksualisht një 13-vjeçare.
Gjithashtu nga policia është arrestuar dhe një 42-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Drejtimi automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë i policës Durrës
Vihen në prangat e Policisë 2 shtetas, ku 1 prej tyre i shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, ndaluan 1 shtetas në kërkim dhe arrestuan 1 tjetër.
P. Sh., 42 vjeç, banues në Shetaj, Durrës, pasi me datë 14.06.2021, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, e ka dënuar me 3 muaj burg, për veprën penale “Drejtimi automjeteve në mënyrë të parregullt”.
U arrestua shtetasi R. A., 58 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Ngacmim seksual” dhe “Përndjekja”. Pasi dyshohet se ka përndjekur dhe ka ngacmuar seksualisht një të mitur 13 vjeçare.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.